Avokati Zaçe Islami i ftuar në Fax News foli në lidhje me masat e ndërmarra nga qeveria në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19.Avokati i cilësoi këto masa antinjerëzore, ndërkohë që theksoi se në Shqipëri nuk ka asnjë të vdèkur nga COVID-19.Sipas Islamit gjithë kjo situatë po kríjohet vetëm që të shitet vaksina anti-COVID, duke shtuar se është një vaksinë për të shuar popullsinë dhe për të vendosur mikroçipe.

Avokati po ashtu paralajmëroi kryeministrin Edi Rama dhe mjekun Pëllumb Pipero se do të mbajnë
përgjegjësi për masat e ndërmarra nga popullit shqiptar, ku sipas tij e kanë terrorizuar.

“Është mashtrim, po ju them qytetarëve të tjerë që është mashtrim. Gjetën një arsye për të thënë ky është një virus vdèkje-prurës. Sa veta kanë vdèkur në Shqipëri nga kjo sëmundje? Pse nuk na kanë thënë secili nga këto qytetarë shqiptarë ka vdèkur nga COVID-19, asnjë nuk ka vdèkur.
Vaksina është për vendosur mikorçipe në organizmin e njeriut. E kanë planifikuar me kohë që do ta shpikin vaksinë, që me anë të vaksinës do të zhdukin popullsinë. Bill Gates ka thënë se duhet të reduktohet 50% e popullsisë botërore. Është në funksion të uljes së numrit të popullsisë.

Nuk justifikohen masat që ka marrë qeveria me shkakun, dhe rrezikun e sëmundjes. Asnjë oligark nuk është ndaluar. Gjithçka po bëhet në kurriz tonë, është marrë urdhër që të na vrasin. Nuk ka justifikim mbyllja dhe izolimi. Do të përgjigjesh Edi Rama të jesh i sigurt ti Pipero do të vijë ora mos ki merak se keni bërë krím kundër njeriut. U cilësua kríminale vepra e mbylljes së qytetarëve, kundër njerëzimit.

Janë marrë në pyetje nga prokuroria pasi kanë gënjyer, kanë mashtruar popullin e tyre. Le të dalë Pipero sa biznese ka. Unë jam me emër këtu. Ai ka terrorizuar gjithë popullin shqiptar. Ka përhapur panik të jashtëzakonshëm ka trembur fëmijët. Nuk ka asnjë të vdèkur nga COVID-19. Kanë vdèkur njerëz që janë të sëmurë.”- tha Islami.(M.Q/Faxweb.al)

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here