Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj të ‘Instagramit’ këngëtarja dhe moderatoja Eneda Tarifa ka njoftuar se do të largohet nga ‘Portokalli’, për të vazhduar karrierën e saj artisike.

Në këtë mesazh të gjatë, Tarifa thotë se e ka nxjerr mallin për të qenë prezantuese e spektaklit të humorit dhe tashmë është koha për të vazhduar kontributin e saj artistik për vendin.

Po ashtu, sqaron se komunikimet e saj me fansat do të jenë vetëm në profilet zyrtare në rrjete sociale dhe në kanalin e saj të  Youtube.

Statusi i plotë:

Të dashurit e mi, miq real e virtual.

Më duhet t’ju njoftoj se rrugëtimi im me spektaklin “Portokalli” përfundon këtu. U riktheva me mall në atë skenë kur m’u propozua nga drejtuesit dhe në një farë mënyre “E nxora mallin…” kur i thonë një fjale.

Por është momenti që të sjell në jete projektet e mia pa me “shitur” dhe pa me “blerë” dikush (sikurse shkruhet në disa portale) dhe vazhdoj te jap kontributin tim artistik për këtë vend.

Do komunikoj me ju vetëm në profilet e mia zyrtare në rrjete sociale dhe në kanalin tim ne Youtube. Shihemi së shpejti.

Faleminderit që jeni gjithmonë me mua dhe më keni mbështetur. Love you al

Shekulli

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here