Në Big Brother Albania Vip ka ndodhur diçka e pazakontë. Teksa po diskutohej për ndërhyrjen e Fifit në lidhjen e Sarës dhe Pajtimit lindi një debat mes opinionistes Balina dhe Fifit. Balina i tha Fifit që nuk duhet të ndërhyjë dhe kjo ishte ndërhyrja e dytë që e bën gjatë këtij spektakli. Fifi tha se nuk ka ndërhyrë dhe se nuk ka nevojë për një vëmendje të tillë. Pas kësaj Fifit i bie të fikët.

Pjesë nga debati:

Balina: Ke ndërhyrë dhe kjo është hera e dytë që ndërhyn në një lidhje. Leji të bëjnë çfarë duan ata. Të ka dalë loja nga duart dhe po e humb vëmendjen.

Fifi: Unë nuk kam nevojë për një vëmendje të tillë. Për këtë vëmendje unë dal nga shtëpia urgjentisht tani. Arbana dal nga shtëpia tani. Në këto momente Fifit i bie të fikët.

Pas pak çastesh produksioni njoftoi se Fifi është mirë dhe se tani ndodhet në dhomën e gjumit për tu qetësuar.

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here