“Banorë, ‘Vëllai i Madh’ ka një komunikim zyrtar për ju. Ju informojmë se për arsye shëndetësore banori Igli Zarka, ka vendosur të lërë në mënyrë të menjëhershme shtëpinë e Big Brother.” – lexohet në një zarf të mbërritur në shtëpi.

Bëhet e ditur se shkak i largimit ka qenë gjendja shëndetësore.

“Gjendja e tij shëndetësore tani është e mirë, por ka nevojë të marrë shërbime jashtë shtëpisë,” thuhej në mesazhin e mbërritur për banorët.

Për momentin është e paqartë se për çfarë bëhet fjalë, por në komente ndjekësit shkruajnë se ka pasur probleme me apendicitin.

Disa nga ndjekesit shkruanin qe ai nuk rri dot as nje dite pa ko/kaine, sepse eshte perdorues i rregullt i dro/ges kjo eshte aresyeja pse doli nga shtepia

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here