Kur kanë kaluar më shumë se 5 orë nga gjetja e trupit të pajetë të biznesmenit Rruzhdi Hoxha, para pak çastesh është nxjerrë nga gremina trupi i tij. Trupi i biznesmenit u gjet i mbuluar me zhavorr e gurë në një greminë në zonën e Qafë-Mollës në Daj por për shkak të terrenit të vështirë është dashur ndërhyrja e forcave RENEA. Më herët në media u raportua se gremina ku ishte hedhur trupi i Hoxhës ishte rreth 200-300 metra poshtë dhe efektivët e policisë janë dëmtuar gjatë rënies poshtë.





Pritet që trupi i tij të niset në drejtim të Institutit të Mjekësisë Ligjore pasi pritet të kryhen edhe hetime të tjera. Kujtojmë se ditën e djeshme është gjetur mes disa shkurreve xhupi që mbante veshur Hoxha, i mbuluar në gjak dhe me një vrimë plumbi. Pas kësaj policia dhe hetuesit kanë nisur kërkimet me qenë nuhatës dhe vetëm sot kanë arritur t’i gjejnë trupin e pajetë me shenja dhune dhe dëmtime të shumta.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here