Nga Edmon Arizaj

O budalla! Pse duhet te mundohesh kur duhet te pushosh. Ai qe paguan eshte MBRETI. Kete e dine shume mire matane te gjithe kufijve tane. Harxhoji ato leke ne Greqi, ne Turqi, ne Mal te Zi, ne Maqedoni. Po po. Une jam nje nga ata qe nuk kam folur kurre. Por pilafi jo uje qe s’mban me, po as vaj. Mos shkoni te pushoni ne jug.

Budalla! Mos shko ne jug te Shqiperise. Kenaqesia e detit eshte vetem 30 minuta, terrori i sherbimit (cmimet sjane ne doren tende, zgjedhja po) zgjat per gjithe ditet. Braktise budalla, sepse po tallin bythen me ty prej kaq vitesh. Per sa kohe? Deri sa bregdetasit e jugut te Shqiperise te dalin ne rruge per te ofruar celesa shtepie si durrsaket.

I keni pare durrsaket kohet e fundit? Ata qe u tundnin dikur zinxhirin ne turinj kosovareve e ua vinin cmimin e dhomes pa uje, pa drita pa asgje si rezidence Hiltoni. Tani dalin ne rruge dhe lusin cdo makine te kthehet te godinat (se hotele veshtire se mund te quash ndonje ne Shqiperine turistike) e tyre bosh.

Mos shkoni me per pushime ne jug te Shqiperise, derisa pronaret budallenj te kuptojne se SJELLJA dhe SHERBIMI u rrisin te ardhurat dhe jo deti qe e ka falur Perendia. Mos shkoni me ne jugun e Shqiperise. Derisa qeverite shqiptare qendrore dhe lokale te tundin bythet e te kujtohen se kane qytetare qe duhet t’i mbrojne.

Nese duhet dhene me koncension, jepni bregdetin e jugut, sepse vendalinjte jane injorante dhe nuk dine ta shfrytezojne. E nese jo, te pakten mos fusni cdo gje ne xhep, por fusni edhe ne buxhet, kontrrolloni nje ne tre lokale per faturat tatimore dhe do te plotesoni deficitin e gjithe Shqiperise. E mos beni guida dhe reklame turistike kur nuk ofrojme ASGJE sepse, kamarieret turiqene mund te sillen e te flasin harbuterisht me shqiptaret po me te huajt mbeten si guhake, sepse vetem aq dine, cobancen. Por shteti ka punen e tij. Ti shqiptar qe ke punuar nje vit per dhjete dite, hidhi leket atje ku te sherbejne si MBRET.

Pra pusho jashte Shqiperise, aty ku te respektojne sepse PAGUAN. Ose maksimumi ne Pogradec. Ndryshe je budalla. Ti dhe gjithe te tjeret qe pranoni t’ju tallin, t’ju ofendojne, t’ju vjedhin dhe t’u qeshin ne fytyre, kur duhet t’u rrinin me dore ne zemer.

P.S: Kam shkruar shume pak (imagjinoni te nisja me eren e rropullive te peshkut ne Livadhet e Himares e te qenve te ngordhur ne Jale, kerkesen e cuditshme ne Porto Palermo: Mos u ulni dy veta se prishet xhezlongu … disa ele alumini me nje rrjete ne mes, qe kushtojne 3 mije leke copa, teksa u paguan 10 mije leke per dy ore per tu shtrire, etj si keto…) sepse telefoni eshte i vogel dhe te lodh. Shembujt nuk jane me te degjuar…

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here