Sipas Kombeve të Bashkuara, mungesa e ujit dhe thatësira mund të shkaktojnë kërdi në një shkallë të ngjashme me pandeminë COVID-19, me rreziqet që rriten ndjeshëm ndërsa temperaturat globale rriten.Thatësira është në rrezik të bëhet pandemia e radhës dhe nuk ka vaksinë për ta kuruar atë.”-tha Mami Mizutori, përfaqësuesja speciale e KB për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat, në një konferencë shtypi përpara se të dilte raporti.

Thatësira tashmë ka shkaktuar humbje ekonomike prej të paktën 124 miliardë dollarë dhe ka prekur më shumë se 1.5 mln njerëz midis 1998 dhe 2017, sipas një raporti të KB të lëshuar sot. Por edhe ato numra, tha Mizutori, janë “ndoshta shumë më poshtë se ato reale”. Ngrohja globale tani po shkakton thatësira më të ashpra në Evropën Jugore dhe Afrikën Perëndimore, tha raporti i KB me “një farë sigurie”. Mizutori tha gjithashtu se edhe numri i vdekjeve pritet të rritet në mënyrë dramatike nëse njerëzit nuk ndërmarrin ndonjë veprim.

Rreth 130 vende mund të përballen me një rrezik më të madh të thatësirës këtë shekull. 23 vende të tjera do të përballen me mungesë uji për shkak të rritjes së popullsisë, ndërsa 38 vende do të prekën nga të dyja. Kombet e Bashkuara presin thatësira më të shpeshta dhe të rënda në pjesën më të madhe të Afrikës, Amerikës Qendrore dhe Jugore, Azisë Qendrore, Australisë Jugore, Evropës Jugore, Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here