Olsi dhe Egli prej disa vitesh janë kthyer në një nga çiftet më të preferuar të publikut.

Së fundmi ata ndodhen me pushime në jug bashkë me disa miq të tyre, mes të cilëve edhe aktori i humorit Visjan Ukcenaj me gruan dhe djalin e tij.

Olsi ka publikuar një story në rrjetet sociale ku shihet Visjani dhe miku i tyre, i cili po ashtu është baba, duke u kujdesur për të vegjlit e tyre.

 

Kjo ka mjaftuar që Olsi të ngacmojë të dashurën e tij duke i kërkuar publikisht një fëmijë. “Ore po na veni në sedër me bo 1 dhe unë. Po gjithsesi duhet me e diskutu me Egli Takon si investim…”, shkruan Olsi.

Por edhe partnerja e tij nuk ia ka “përtuar” një përgjigje menjëherë. “Kur të duash”, i është përgjigjur Egli.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here