Deklarata e sociologut Gëzim Tushi, i cili kritikonte fenomenin e shitjes së trupit dhe bukurisë për para, duke e konsideruar shoqërinë e sotme si “shoqëri spektakli” apo “shoqëri e dukjes” është diskutuar ditën e sotme në ‘Ftesë në 5’.





Të njëjtin mendim ndante edhe gazetari i njohur Blendi Salaj, i cili në bisedë e sipër nuk ngurroi të kritikonte një prej çifteve të dalë nga “Përputhen”.





“Vajza që ishte herën e kaluar në “Përputhen” bashkë me atë të dashurin e fshehtë që kishte brenda, gënjyen gjithë dynjanë”, u shpreh ai.





Një ndërhyrje pati nga Jerina Lalaj, sipas të cilës çdo gjë ndodhi pasi ata donin famë dhe përfitime nga lojërat që organizonin në instagram.





“Ata u shitën për ‘giveway’ Blendi, t’i ndajmë gjërat”, sqaroi më tej Lalaj.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here