Turisti britanik Gavin Cox 58 ka ngritur padi kundër David Copperfield, pasi ishte rrëzuar dhe lënduar derisa po merrte pjesë në trikun Lucky 13 në Las Vegas, në vitin 2018.
Ai ka lënduar krahët dhe pohon se vuan nga dhimbjet dhe lëndimi i trurit, dhe se për shërim kishte shpenzuar mbi 400.000 dollarë.

Edhe pse avokatët e magjistarit 61-vjeçar pohuan se zbulimi i trikut do të dëmtojë financiarisht, një gjykatës i Las Vegasit urdhëroi magjistarin e famshëm të zbulojë trikun e tij.Copperfield në trikun e tij, të cilin pa problem e kishte kryer me mijëra herë, bën që 13 shikues të zgjedhur në mënyrë të rastësishme zhduken pasi bie perdja në skenë për t’u shfaqur në pjesën e fundit të sallës.

Chris Kenner, producent ekzekutiv, zbuloi në gjykatë se shikuesit e zgjedhur, pas mbulimit të tyre, kalojnë nëpër pasazhe sekrete në skenë dhe vetë ndërtesa për t’u kthyer në derën e pasme I pyetur nëse ai ishte fajtor për dëmtimin e Cox, Copperfield tha se kjo varet nga ajo që kishte ndodhur.

Nëse do të kisha gabuar diçka, atëherë do të isha fajtor tha magjistari.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here