Pandemia e fundit më përmasa botërore, ajo e vitit 1920 zgjati dy vjet.

Përfundimi i stinës së verës pritet të sjellë fundin edhe të pandemisë së koronavirusit.

Për këtë shpreh bindjen kreu i firmës gjermane BioNTech, Ugur Shahin në një intervistë për të përjavshmen gjermane Velt am Sontag.

Një ndër zbuluesit e vaksinës inovative që prodhohet dhe injektohet në bashkëpunim me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer, Shahin thotë se është e mundur që në Gjermani të arrihet imuniteti i tufës me vaksinimin e 70% të popullsisë deri në Shtator, teksa popullsia po shfaq gjithnjë e më shumë shenja padurimi me masat bllokuese.

“Në shumë vende europiane dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të jetë më nevoja për mbyllje të përgjithshme pas fundit të Verës. Do të ketë shpërthime virale apo të ndonjë mutacioni por do të jenë zhurma në sfond dhe nuk do të na frikësojnë”.

Ky objektiv duket i arritshëm në shumë vende të botës.

Pak ditë më parë edhe presidenti amerikan Joe Biden premtoi se 4 Korriku do të jetë dita e çlirimit nga COVID-19, duke nënkuptuar se brenda kësaj periudhe do të arrihet imunizimi i tufës.

Në fillim ta pandemisë, kujtojmë se Gjermania paralajmëroi se infektimi në masë i popullsisë është i pashmangshëm. Kreu i qeverisë Britanike paralajmëroi në fillimet e pandemisë se shumë nga ne do të humbin të afërmit e tyre.

Në Izrael, më shumë se gjysma e popullsisë ka marrë të paktën një doze vaksine. Në shumicën e këtyre vendeve, imunizimi po arrihet falë vaksinës Pfizer/Biontech që është e para që mori lejen për përdorim urgjent.

Duke llogaritur edhe imunitetin e tufës që pas valës së dytë ka arritur në përqindje të larta, përveç procesit të vaksinimit,  shkencëtarët më të në zë të botës duket se po shohin dritë në fund të tunelit. Makthit të madh që po gjunjëzon botën, i ka mbetur vetëm pak muaj.

Pas muajve të verës, mbarë planeti do ta fitojë përfundimisht betejën me armikun e padukshëm.

Marre nga NOA.al

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here