Një 34-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në një kafene në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Viktima është identifikuar si Aristidh Papa. Ai i kishte shpëtuar një atentati në muajin shkurt të këij viti, ku edhe pse u qëllua me dy plumba në trup arriti të mbijetonte.

I riu është qëlluar me 8 plumba në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Papa lëvizte me jelek antiplumb dhe sipas të gjitha gjasave autori ishte në dijeni të këtij fakti. Viktima është një emër i njohur për drejtësinë greke pasi është arrestuar më herët për trafik droge, vrasje të mbetur në tentativë e pastrim parash. Autoritetet greke dyshojnë se shkak i ekzekutimit të 34-vjeçarit është bërë përplasja mes bandave të drogës në kryeqytetin e Greqisë.

Sipas mediave greke, është qëlluar me armë një shqiptarë i cili nga të dhënat paraprake thuhet se ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra në trup, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Mësohet se ndaj tij është qëlluar të paktën 5 herë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në zonën e kryqëzimit Kourtesis, në Patras.

Sipas informacionit të parë, dy makina private u përplasën, për një arsye të panjohur, dhe më pas disa  nga personat që ishin në makina filluan të qëllonin. Thuhet se dy persona janë shpallur në kërkim pasi arritën të arratisen nga vendi i ngjarjes. Dyshohet se viktima është një shqiptar i moshës 27-vjeçar por identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Një 34-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në një kafene në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Viktima është identifikuar si Aristidh Papa.

Ai i kishte shpëtuar një atentati në muajin shkurt të këij viti, ku edhe pse u qëllua me dy plumba në trup arriti të mbijetonte.

I riu është qëlluar me 8 plumba në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Papa lëvizte me jelek antiplumb dhe sipas të gjitha gjasave autori ishte në dijeni të këtij fakti.

Viktima është një emër i njohur për drejtësinë greke pasi është arrestuar më herët për trafik droge, vrasje të mbetur në tentativë e pastrim parash.

Autoritetet greke dyshojnë se shkak i ekzekutimit të 34-vjeçarit është bërë përplasja mes bandave të drogës në kryeqytetin e Greqisë.

Netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here