Korea e Veriut ka mbajtur dje një paradë ushtarake pas muzgu, ku personeli ishte veshur me kostume anti-virale dhe në vend të raketave, mjetet kryesore ishin traktorët e zjarrfikësat.Në celebrimet e 73 vjetorit të pavarësisë me profil disi me te ulet se zakonisht, kishte gjithashtu kuadrate me personel anti-epidemi në kostume portokalli, në shenjë të përpjekjeve të vendit kundër koronavirusit

Ndërsa vetë Kim Jong Un  pas humbjes sensacionale në peshë të kohëve të fundit, u takua pa maskë me qytetarët dhe përqafonte fëmijët në eventin madhor të mesnatës. Autokolonat e mjeteve të parandalimit epidemik ishin pjesë krenare e parakalimeve patriotike, për t’i treguar botës avantazhet e sistemit socialist, tha agjencia shtetërore KCNA.

Në paradë shfaqeshin gjithashtu njësi të ministrisë së hekurudhave, të impjanteve të fertilizuesve apo të linjave ajrore. Studentë me pushkë në duar, apo para-ushtarakë me mjete të mekanizuara, gjithashtu marshonin në sheshin qendror te Penian.

Në shfaqje ishin disa armatime konvencionale si raketa lëshues dhe traktorë me raketa anti-tank. Parada nuk kishte raketa të rënda balistike, në ndryshim nga ajo e tetorit të shkuar. Në vend të raketave të frikshme që zakonisht mbyllin paradën, në të marshuan njësitë e sigurisë publike dhe të zjarrfikësave.

Netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here