Miliarderi amerikan Bill Gates njeriu që e paralajmëroi 5 vite më parë rrezikun e përhapjes së një virusi me pasoja si këto të COVID-19 bën një tjetër paralajmërim të frikshëm. Në blogun e tij GatesNotes ai ka publikuar një opinion të titulluar COVID-19 është i tmerrshëm ndryshimet klimatike mund të jenë edhe më keq.

Kini parasysh çfarë kaluam për të arritur deri tek reduktimi me 8% i gazrave karbonikë gjatë pandemisë. Mbi 600,000 njerëz kanë ndërruar jetë dhe dhjetëra miliona kanë mbetur pa punë. Këtë Prill, trafiku i makinave ishte gjysma më i ulët se Prilli 2019. Për muaj, trafiku ajror pothuajse u ndal. Shihni tragjedinë e COVID-19 dhe zgjateni këtë dhimbje për një periudhë shumë më të gjatë

Gates thotë se humbja e jetëve dhe mjerimi ekonomik i shkaktuar nga kjo pandemi është e barabartë me atë që do të ndodhë rregullisht, nëse nuk eliminojmë emetimet globale të karbonit

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here