Paralajmëron shkencëtarja italiane: Edhe vitin e ardhshëm do të ballafaqohemi me COVID-19

    62
    0

    Shkencëtarja e njohur italiane, virologjia Ilaria Capua, profesoreshë në Universitetin amerikan të Floridës, pretendon se bota edhe gjatë vitit të ardhshëm do të luftojë me coronavirusin.

    “Është gabim të besohet se virusi nuk ekziston, për fat të keq është rreth nesh dhe duhet të gjejmë një mënyrë të jetojmë me të dhe të organizojmë jetën tonë duke u mbrojtur nga infeksioni. Është e vërtetë që virusi po ndryshon, do të kemi periudha kur do të përhapet më pak siç është vera në Itali ku ka pasur numër më të vogël të infektuarve, por coronavirusi është akoma i rrezikshëm dhe numri i të infektuarve do të rritet”, ka shtuar ajo, transmeton Telegrafi.

    Ajo ka tërhequr vëmendjen për kujdes për shkak të numrit të madh të pacientëve të shtrirë nëpër reparte të kujdesit intensiv, që sipas saj është një tregues se me çfarë shpejtësia virusi po përhapet duke rikujtuar se me urgjencë dhe vendosmëri duhet reaguar.

    Capua beson se pa gjetjen e vaksinës efikase kundër COVID-19 do të kalojë edhe shumë kohë, por edhe kur ajo të zbulohet do të nevojitet kohë derisa e tërë popullsia e botës të vaksinohet.

    /Telegrafi/

    Leave A Reply

    Please enter your comment!
    Please enter your name here