Nuk ka sepse nuk ka më socialistë të tipit socialdemokrat.Sepse parimet e një shoqerie dhe shteti social nuk takohen në politikën e realizuar nga ajo që vetëm emrin ka Partia Socialiste.Parimet socialdemokrate në mijëvjeçarin e ri e pranojnë ekonominë e lirë të tregut dhe globalizmin, por mbajnë ekuilibrat me respektimin e interesave publike dhe politikave sociale, çka siguron respektimin e interesave të individit dhe shoqerisë.

Në kushtetutën e RFGJ ka dy nene, njëri thotë RFGJ është shtet social, neni tjetër thotë prona private ka detyrime publike.Kongresi i Hamburgut i 2007 caktoi objektivat e socialdemokracisë në shekullin XXI. Ja njeri prej tyre: punëtori të përfitojë nga të ardhurat me qëllim që me paratë të krijojë kapital dhe me kapital të krijojë pronë.

Ja pse Partia Socialiste, sot me nivel Balle, është një parti aspak socialdemokrate:Në politikat që ndjek nuk e ngushtoi dallimin social-ekonomik.Pasuroi çmendurisht të pasurit dhe varfëroi të varfërit.Nuk tregoi asnjë kujdes për pasuritë kombëtare, pronat publike dhe ato private, personale apo familjare.Shërbimet publike ose i la në dorë të privatit, ose i la në një nivel për të dëshiruar.

Në Partinë Socialiste sot nuk ka klimë të shëndetshme institucionale, demokratike, nuk ka meritokraci, nuk ka mendim teknokratik dhe ekspertizë, sepse niveli kulturor ka rënë shumë, se idealet janë zevendësuar me interesat dhe baza e partisë është shndërruar në grupin preferencial të militantëve dhe interesave e biznesit në terren.Në strukturat e saj të drejtimit ka autoritet dhe jo luajalitet.Sot në okelion PS ka bizensmenë marifetçinj 99 dhe snobistë, ka edhe të paditur shembullorë.

Partia Socialiste që solli aq ndryshime dhe kontribuoi aq shumë për shndërrimet demokratike në vend, është një histori e të shkuarës.Partia Socialiste sot është vetëm një emër nga historia e tranzicionit…Mirënjohje për ata që kontribuan realisht!Keqardhje që kjo vlerë e Humbi .

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here