Lionel Messi u është drejtuar edhe një herë tifozëve të Barcelonës përmes një postimi në rrejtët sociale. Derisa mbajti një konferencë lamtumirëse në ora 12:00 sipas kohës tonë lokale, ylli argjentinas mes lotëve shfaqi ndjenjën e tij se po largohej.Pas 21 vitesh, 34-vjeçari u detyrua t’i jepte lamtumirën klubit Blaugranas, gjersa u është drejtuar tifozëve me fjalë pikëlluese.

Do të doja të largohesha në një mënyrë tjetër, megjithëse supozoj se një lamtumirë nuk mund të jetë kurrë diçka e bukur  do të më pëlqente të vazhdoja këtu, bëra gjithçka dhe në fund nuk ndodhi

Kam vetëm fjalë falënderimi për të gjithë ata që më kanë shoqëruar në kaq shumë vite në klub. Dhe për tifozët tanë, që ata më dhanë gjithë dashurinë e tyre dhe që unë u përpoqa t’ua ktheja, duke dhënë gjithashtu gjithçka për këtë fanellë

Po iki, por nuk është lamtumirë, vetëm shihemi më vonë. Përapa Barça  ishte shkrimi i argjentinasit në rrjetet sociale. Messi pritet që gjatë javës së ardhshme t’i bashkohet Paris Saint-Germanit si lojtar i lirë

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here