Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka qenë e pranishme për të bërë prezantimin e buxhetit 2022 sa i përket sektorit që ajo mbulon.

Në fillim të fjalës së saj, Krifca u mundua të shpjegonte edhe shprehjen “Akademia e Barinjve” e cila u bë virale dhe është përdorur gjatë gjithë kohës nëpër media dhe rrjete sociale.

Por ajo thjesht e rëndoi gafën, pasi tha se tani do dërgohen edhe panele diellore në stane.

“Fjala akademi nuk e kemi shpikur por e kemi parë në disa vende të botës si Zvicra, Anglia, Spanja dhe po krijojmë një qasje drejt zgjidhjes së migrimit të njerëzve nga profesioni i bujkut, blektorit duke i adresuar për të dhënë mbështetje për të ato që t’i përqafojnë këto profesione.

Të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme apo edhe me panele diellore që të lehtësojmë jetën e tyre dhe të mbështesim sa më shumë këto profesionistë në fushën e vete. Në këtë mënyrë do të ruajmë edhe traditën në fusha të tilla”, tha Krifca.

The post Pas akademisë së barinjve, ministrja: Do çojmë panele diellore në stane appeared first on Roba Da Albanesi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here