Xhemi Shehu pasi la karrierën televizive duket se eshte bere mjaft aktive ne rrjetet sociale. Keshtu, nismës se Bieta Sulos, Instagram i gjelbër, i eshte bashkuar dhe Xhemi. Ne baze te iniciativës se  prezantueses se Ftese ne 5 persona ne rrjetin social duhet te nominojne disa miq te tyre per te publikuar foton e tyre me te bukur ku te paktën te kete nje lule ose nje peme. Keshtu ka vepruar Xhemi  e cila ka ndare tri imazhe me gjelbërim, ku shkruante:

Si thoni sikur ta gjelbërojmë pak Instagram-in Posto foton tënde më të bukur ku të ketë të paktën një lule ose një pemë, më mirë akoma nëse je në mes të pyllit. Në raportin e fundit të OKB-së për mjedisin parashikohen vite më të nxehta në vijim, kështu që le t’i përvishemi punës… meqë jemi me pushime e nisim nga Instagram si shenjë sensibilizimi virtual për gjithë sa po i ndodh natyrës jo vetëm përgjatë këtyre ditëve. P s Pas postimit bëj tag edhe 5 persona të tjerë

Ky postim nuk u ka shpëtuar as kritikëve në Instagram Një ndjekëse ka lënë një koment negativ te fotot e Xhemit, ku shkruan: Të shohim fidanin që do të mbjellësh dhe jo foton. Ai tag ndoshta është për shëtitje të tjera te grupi juaj. Moderatorja i ka dhënë përgjigje duke theksuar se edhe nëse mbjell fidanë dhe e tregon do ta bëjë, sepse do të dojë vetë ajo dhe jo ndjekësja në fjalë.

Është faqe tjetër ajo që tregon se kush mbjell fidanë…gjithsesi edhe po e bëra, do ta tregoj nëse do të dua unë dhe jo ti Ditë të mbarë, shkruan Xhemi. E bashkë me këtë nismë, ajo ka zbuluar më shumë nga jeta e saj, si foto të dy djemve dhe foto të saj me bikini ku tregon linjat pas ushtrimit në palestër

Qëndrimin më të hapur me publikun, moderatorja Xhemi Shehu e nisi në janar, kur Xhemi vendosi të bënte publike një copëz nga disa momente romantike me të, edhe pse me kursim të madh. Ata ishin duke pirë verë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe dikush u kishte bërë një foto me shpinë teksa po bënin selfie. Foton me shpinë e ndau në rrjetet sociale, kurse selfie-n do ta mbajë për vete, ashtu si të gjitha fotot e tjera me Visin.

Xhemi u shfaq njëzet vjeçe në ekran dhe është larguar si nënë e dy djemve, por ç’tha Xhemi Shehu për largimin e papritur nga ekrani? Mua nuk më kthen asgjë në televizion, përveçse mund të ndodhë ndonjë çudi shumë e madhe. Kështu deklaroi ish-moderatorja e spektaklit të humorit Portokalli Xhemi Shehu, në intervistën e saj të fundit, duke sjellë festë me fotot e saj.

Xhemi Shehu e konsideron këtë ikje nga ekrani për t’u marrë me bizneset e saj që ajo ka drejtuar: palestra, qendra estetike dhe parukeria te Kodra e Diellit. Nuk është periudha më e mirë për bizneset, prandaj jam munduar ta marr me qetësi Po i kushtoj më tepër kohë dhe vëmendje familjes dhe jam me shpresë e sipër që gjërat do të rregullohen vitin që vjen ku mund të impenjohem 100% me të gjitha këto, gjithmonë nëse do të jemi mirë.

Po, ika nga ekrani si mami e dy djemve dhe për këtë jam shumë e lumtur, sepse nuk është se puna më mbajti peng që të zhvilloja jetën time. Krijova familjen, që mendoj se është gjëja më e rëndësishme në jetë dhe puna i shërben asaj. Nuk është se kam sakrifikuar gjërat më thelbësore në jetë për hir të punës u shpreh ajo.

Se si sillet si nënë, ajo e tregon vetë Oooo, unë jam xhandari i shtëpisë, nuk e dua këtë rolin, por mua ma kanë lënë. Visi është shumë i urtë me fëmijët, nuk para u bërtet dhe mirë bën, se në përgjithësi në çift njëri duhet të jetë më i rreptë se tjetri, njëri duhet të hapë rrugë.

Unë nuk hap rrugë, nuk e di pse jam kështu. Bëhem pishman pasi bërtas dhe mundohem që ta korigjoj duke i marrë me të mira. Nuk jam një mama që llastoj fëmijët, dua që të rriten me këmbë në tokë, dua që të rriten me ‘JO’-në, dua që fëmijët e mi t’i fitojnë gjërat vetë, nuk dua që t’ua jap gati, sepse në jetë asgjë nuk të vjen gati.

Duhet të impenjohesh për çdo gjë dhe me këtë frymë dua t’i rris, që nesër pasnesër mos të zhgënjehen, sepse unë dhe Visi s’do të jemi gjithmonë pranë tyre. Sa për ngjashmërinë e madhe që kanë fëmijët me të, ajo thotë: Visi jo, nuk mërzitet që fëmijët kanë hijen time, të paktën i vogli është ‘copy-paste si unë, kurse Martini, i madhi jo, ka tiparet e Visit. Vetëm ka hijen time, ka ngjyrat e mia, është bardhosh dhe prandaj njerëzit ngatërrohen dhe mendojnë se më ngjan mua. Por as unë nuk mërzitem që ai i ngjan Visit, se fundja me të e bëra qesh

Ntflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here