Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti sërish ka reaguar për letrën e presidentit amerikan Joe Biden, në të cilën i ka kërkuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën.

Hoti në një shkrim në Facebook, thotë se nga Shtëpia e Bardhë vazhdojnë të vijnë vetëm lajme të mira për Kosovën.

Nga Shtëpia e Bardhë vazhdojnë të vijnë vetëm lajme të mira për Kosovën. Letra e Presidentit Biden, dërguar Presidentit të Serbisë për njohjen e Kosovës, është edhe një dëshmi për lidhjen e veçante midis dy vendeve, miqësinë e përjetshme për të cilën fliste presidenti Rugova, sa herë që thoshte se shtëpia nuk mbahet pa miq”, ka shkruar Hoti, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, ai ka thënë se Kosova do të vazhdoj thellimin e partneritetit me SHBA-në.

“Marrëveshja e 4 shtatorit 2020, ishte vetëm fillimi i një etape të re të partneritetit strategjik që SHBA-të kanë me Republikën e Kosovës, ne do ta thellojmë edhe më tej këtë partneritet.
Kosova vazhdon të mbetet prioritet në agjendën e SHBA-ve. Faleminderit Presidenti Biden! Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Zoti e bekoftë Kosovën!”, ka përfunduar Hoti.

Biden me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, ka kërkuar nga Vuçiq arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.

Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, thuhet në letrën e Bidenit.

Telegrafi

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here