Pasi humbi dy vajzat shuhet dhe nena e tyre e cila nuk ia doli nga plaget e zjarrit te mbijetonte.Ngushellime per familjen Gjoka ne Velipoje. Thellohet tra gjedia e familjes Gjoka në Velipojë. Pas 2 vajzave ndërron jetë edhe nëna, si pasojë e shpë rthimit të bombolave të gazit në hotelin e tyre më 4 korrik.

Ka ndërruar jetë Alketa Gjoka e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë pl agëve të marra. Pas shpë rthimit gjetën vde kjen vajza e saj e madhe Daniela Gjoka 19-vjeçe dhe vajza e vogël Klarisa Gjoka 15 vjeçe. Ndërkohë që djali, fëmija i vogël i familjes, 12 vjeç, është duke u përmirsuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 4 korrikut. Nëna, Alketa Gjoka dhe tre fëmijët e saj ishin duke pastruar në hotelin e tyre teksa ndodhi shpërthimi i bombolës së gazit, duke i lënë të plagosur të tre.

E para që ndërroi jetë ishte vajza e madhe, 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila në gusht kishte caktuar edhe datën e dasmës. Ndërkohë që pas saj, humbi betejën në një spital në Itali edhe motra e vogël, vetëm 15 vjeçe.

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here