Në botë ka shumë pastorë të cilët garantojnë se kanë mënyra direkte për të kontaktuar me Zotin dhe për të çliruar besimtarët nga mëkatet. Por pastori Paul Sanyagore, nga Zimbabve, ka bashkuar besimin me teknologjinë: pretendon të ketë numrin personal të celularit të Zotit.

Unë kam një komunikim të drejtpërdrejtë. Unë kam numrin e tij celular dhe unë mund ta telefononi kur është e nevojshme u ka thënë pastori gazetarëve, njësoj sikur tu thotë që kam numrin e Kryeministrit Rama, do ti bëj një zile për ty.

Pretendimet e pastorit Sanyagore janë aq të pabesueshme sa që mund të duken si rezultat i një mendjeje në prag të çmendurisë.

Megjithatë, pastori nuk tundet nga pretendimi. Dhe vlen të përmendet se numri i besimtarëve të kishës së tij personale, po shtohet nga dita në ditë, madje ka hapur edhe kanalin e vet televiziv, Victory TV.

Ka plot njerëz që vënë në dyshim deklaratat e pastorit, dhe ai ka premtuar disa herë se do të zbulojë numrin e telefonit e Atij të Madhit, por deri tani nuk e ka mbajtur premtimin e tij.

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here