Policia italiane ka arrestuar një nga dy autorët e krimit që ndodhi dje në Leçe të Italisë. Paulin Meçaj është një prej personave që i mori jeten ish-bankierin italian Giovanni Caramuscio, 69 vjeç.

Ngjarja ndodhi në Lequile të Leçes, ndërsa i moshuari ishte duke tërhequr para nga një bankomat ATM, në degën e Banco di Napoli në San Pietro në Lama. E gjithë ngjarja ndodhi në sy të bashkëshortes së tij, e cila po e priste në makinë.

Personi tjetër i përfshirë në ngjarje dyshohet se është vëllai i Paulinit dhe nuk është kapur ende. Ishin kamerat e sigurisë së bankës që ndihmuan në identifikimin e autorëve dhe po ashtu edhe dëshmia e gruas së italianit, pavarësisht nga fakti se të dy i kishin fytyrat e tyre të mbuluara me maska.

Gjatë arratisjes, autorët lanë më shumë se një gjurmë të dobishme për identifikimin e tyre. Media italiane TGR ka publikuar gjithashtu edhe foton e autorit dhe që nga një vëzhgim në rrjete sociale, portalet kane pubikuar fotot e tij.


netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here