Parlamenti Europian ka miratuar gjatë mbrëmjes amendamentin  e Grupit të Partive Popullore Europiane me 15 kushtet për qeverinë “Rama” para nisjes së negociatave.

Ky amendament u miratuar me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime.

Në amendament thuhet se; “Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare”

Këto kushte u vendosën  nga Këshilli Europian (shtetet anëtare) me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës e Spanjës në mars të këtij viti.

Pro amendamentit votuan Grupi Liberal dhe ai Konservator si dhe shumë deputetë nga e majta dhe djathta pavarësisht qendrimit formal të grupeve

Grupi Social Demokrat formalisht nuk u shpreh pro amendimit me shpjegimin se nuk duhej zbehur jehona festive e samitit të Zagrebit.

Por shumë eurodeputetë socialdemokratë të prirë nga danezët dhe finlandezët votuan pro PPE. Një pjesë e nxitur nga eurodeputetët rumunë votuan kundra.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here