Të paktën 10 persona u plagosën në një sulm me armë zjarri në qytetin e Nju Jorkut. Personat e lënduar, të moshës nga 19 deri në 72 vjec, po trajtohen në spitalet lokale por janë jashtë rrezikut për jetën. Policia iu përgjigj një telefonate emergjente për një sulm të mundshëm dhe sipas të dhënave, dy persona ishin shfaqur me armë në duar në një rrugë të mbushur me kalimtarë. Ata i ishin drejtuar turmës dhe kishin qëlluar disa herë, para se të ngjiteshin mbi skutera të drejtuar nga dy persona të tjerë dhe të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Policia tani po kërkon për katër individët që dyshojnë se qëndrojnë pas sulmit. Ata kishin vendosur maska dhe kishin veshur bluza me kapucë.

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here