Pyetja: Perse floriri eshte i ndaluar per burrat? Ka degjuar se floriri ndikon ne lekuren e trupit, a eshte e vertete kjo? Nese po na jepni nje fakt shkencor. Allahu jua shperblefte. Pergjigje: Eselamu alejkum! Ne radhe te pare duhet te dime se cdo urdherese apo ndalese qe vjen nga Zoti ka ne te urtesi dhe arsye, pse Allahu e ka caktuar ate. Allahu çdo gje qe ka ligjeruar per njerezit, qofshin ndalesa apo urdheresa, jane ne dobi te tij, qofte per kete bote apo edhe per boten tjeter. Por Allahu jo gjithmone na e ka bere te qarte arsyen e shume prej urdheresave ne menyre te drejteperdrejte, por, megjithatë, per shume nga keto urdheresa dijtaret islam kane arritur te shprehen per disa nga urtesite e tyre.

Konkretisht floriri eshte nje mjet zbukurimi ne kete bote, ashtu siç eshte edhe vlere monetare. Burri per nga natyra e tij eshte shume me racional sesa gruaja, kjo e ben ate me te ashper sesa gruaja qe eshte me emocinale dhe me e bute se ai. Te dy ata plotesojne njeri-tjetrin dhe Allahu qellimisht i ka bere te tille te ndryshem, keshtu qe gruja e ka prirje te natyrshme drejt zbukurimeve dhe veshjes dhe perkujdesjes ndaj trupit, ne dallim me burrin tek i cili te tilla dukuri jane shume me te pakta dhe madje nese shfaqen dhe teprohen, tek njerezit normal dhe gati ne te gjitha kulturat njerezore konsiderohen si mungese burrerie.

Keshtu qe eshte me se e natyrshme qe Allahu gruas t’i lejoje te zbukurohet shume me teper sesa burrit, pasi ne kete menyre gjithsecili ruan natyren e tij. Ndersa nese burrat dhe grate do te merrnin rolin e njeri-tjetrit, gjeja e pare qe do te ndodhte do te ishte pikerisht ndryshimet e jashtme ne sjellje dhe veshje. Allahu per te mos lejuar qe as burrat t’i ngjajne grave dhe as grate burrave, ka caktuar dispozita te ndryshme, mes tyre lejimin e folirit dhe mendafshit per grate dhe ndalimi i tyre per burrat, apo leshimi i mjekrres per burrat…etj.

Nje urtesi tjeter eshte edhe sprova qe njeriu duhet te kaloje ne kete bote karshi bukurive te kesaj bote, ne veçanti burri, duke qene se eshte me rezistente ndaj te tillave gjera, Allahu e ka sprovuar me kete gje, duke i premtuar atij njekohesisht se ne Xhenet ai do t’i shijoje edhe keto kenaqesi dhe bukuri, si floriri apo mendafshi, por ketu ai duhet te sprovohet. Ndersa grate duke qene se jane me te dobeta ne kete drejtim nuk u eshte dhene kjo sprove nga ana e Allahut.

Pavaresisht ketyre qe thame, urtesia e perbashket e te gjithe urdheresave dhe ndalesave eshte “ushtrimi i bindjes ndaj Atij qe adhurojme”, mjafton vetem kjo urtesi edhe nese nuk i dime te tjerat qe ne t’i bindemi çdo urdhri te Zotit.

Persa i perket asaj se floriri demton lekuren, personalisht nuk di gje. Nga ana fetare nuk jepet ndonje arsye e tille, ndersa nga ana shkencore duhet pyetur ndonje mjek specialist ose duhet kerkuar nese ka ndonje studim empirik ne kete drejtim.

Allahu e di me se miri.

Justinian Topulli

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here