Një peshkaqen i Groenlandës, i zbuluar në veri të oqeanit Atlantik, besohet se mund të ketë lindur në vitin 1505  çka e bën atë më të vjetër se Shekspiri. Gjatësia e tij prej 6 metrash dhe analizat e datimit me radio-karbon, sugjerojnë se ai është i vjetër nga 272 deri në 512 vjeç. Ekzemplari në fjalë ishte kafsha më e vjetër e 28 peshkaqenëve të Groenlandës që u morën për studim.

Ekzemplari në fjalë ishte kafsha më e vjetër e 28 peshkaqenëve të Groenlandës që u morën për studim.Nëse të dhënat konfirmohen, ky peshkaqen ka qenë duke lundruar detet që prej kohës së themelimit të SHBA, të luftërave të Napoleonit apo të mbytjes së Titanikut. Këta peshkaqenë hanë kryesisht peshq, por nuk janë studiuar kurrë gjatë gjuetisë së tyre. Sipas raportimeve në stomakët e tyre janë zbuluar dhe mbetje drerësh e kuajsh.

Peshkaqeni i Groenlandës konsiderohet si delikatesë në Islandë, por mund të jetë toksik nëse nuk trajtohet si duhet. Një tjetër studim i kockave dhe indeve të tij ka dhënë ide mbi efektet e ndryshimeve klimatike dhe të ndotjes gjatë jetës së peshkaqenit.

 

Studiuesit kanë arritur të zbërthejnë informacionin e ADN-së mitokondrite të kafshës, që është materiali gjenetik në qelizat që e furnizojnë me energji. Ndërsa po punohet për zbërthimin e ADN-së së bërthamës së qelizave, ku gjendet shumica e geneve të saj.Ata thonë se kërkojnë të zbulojnë genet e jetëgjatësisë së këtyre peshkaqenëve, për t’i krahasuar me ato të njeriut.Profesor Kim Praebel tha se peshkaqenët ishin si kapsula kohe në jetë.

Specia vertebrore më jetëgjatë në planet ka formuar disa popullata në oqeanin Atlantik, çka është e rëndësishme për hartimin e planit të konservimit të saj, shtoi Praebel.

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here