Disa pilotë që po ulnin avionët në aeroportin e Los Angelesit njoftuan të shqetësuar kullën e kontrollit pak ditë më parë duke thënë se në të njëjtën lartësi me ta ishte duke flutuar një njeri me “JetPack” në shpinë.





Me të marrë këtë njoftim edhe kulla e kontrollit njoftoi pilotët e tjerë duke u thënë të bënin kujdes, ndërsa filluan të dyshonin në lidhje me lartësinë e dhënë nga pilotët.





Bëhet fjalë për një lartësi mbi 2 mijë metra nga toka dhe është e pamundur që me teknologjinë e sotme një person të fluturojë aq lartë me “JetPack”.





Në lojë hyri edhe FBI, e cila ka dyshime se bëhet fjalë për një balonë në formë njeriu, e cila mund të rrezikojë edhe avionët. Shqetësimi i FBI lidhet me faktin se nuk është hera e parë që marrin njoftime të tilla, ndërsa për herë të parë një situatë e ngjashme ku u rrezikua seriozisht jeta e udhëtarëve me avion ka ndodhur në vitin 1993.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here