Ato quhen goditje fantazmë dhe mund të ndihen nga një numër i madh i nënave.

Sado të tingëllojë e habitshme, goditjet fantazmë ekzistojnë vërtet shumë kohë pas shtatzënisë dhe lindjes. Shihni për çfarë bëhet fjalë.

Çfarë janë goditjet fantazmë?

Goditjet fantazmë pas lindjes janë ndjenjat të cilat praktikisht imitojnë goditjet e bebes në stomak. Ato mund të ndodhin me ditë muaj, ndonjëherë edhe vite të tëra pas lindjes. Rreth dyzet për qind e grave përjetojnë goditje fantazmë gjatë shtatzënisë. Shumica i përshkruan ato si goditje e vërtetë e bebes derisa është në stomak.

Çfarë i shkakton goditjet fantazmë?

Edhe pse ndonjëherë kjo u përshkruhet gazrave, ndryshimeve në trup pas lindjes, nuk ekzistojnë të dhëna të cilat do të shpjegoni qind për qind shkaktarin e këtyre goditjeve. Disa shkencëtarë këtë e krahasojnë me atë dhembje fantazmë të cilën e ndiejnë njerëzit të cilët kanë humbur ndonjë pjesë të trupit.

A ekziston arsye për t’u brengosur?

Në shumicën e rasteve jo. Nuk ka arsye që kjo gjë të bëhet ndonjë problem, por këtë për çdo rast tregojani mjekut tuaj. Ekzistojnë disa teori që kjo mund të lidhet me ankthin, andaj për atë shkak do të ishte mirë të bisedoni me të.

Telegrafi

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here