Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Durrës ku babë e bijë janë mbytur në det. Fillimisht ka humbur jetën babai 44-vjeçari Dh.B.

Për sa i përket 9-vjeçares ajo u dërgua në spital, por sipas policisë edhe ajo ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me informacionin e më sipërm ku humbi jetën duke u larë në det shtetasi Dh.B.,44 vjeç, ju bëjmë me dije se ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës edhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe.

Ky i ri e nxori nga deti bashkë me një grup plazhistësh të tjerë vajzën 9 vjeçare që po mbytej në Rrushkull të Durrësit.

Ai tregon përpjekjet e babait për të shpëtuar vajzës në një det me dallgë.

Ambulancës iu desh një kohë e gjatë të mbërrinte në plazhin publik të rrushkullit në një rrugë të keqe. Dëshmitarët thonë se po të vinte më herët ndoshta do t’ia kishin dalë të dy babë e bijë.

Pasditen e së mërkurës ne ora 18 në plazh nuk kishte roje dhe ndërsa nuk ka as kullë vrojtimi.

Policia ka nisur hetimet por në vendngjarje dëshmitarët drejtojnë gishtin te mungesa e një roje plazhi dhe e sinjalistikës për det me dallgë.

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here