Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur sot në Fier, ku fillimisht ka inspektuar punimet në spitalin rajonal që po ndërtohet dhe më pas ka shkuar në poliklinikën ku po kryhet procesi i vaksinimit.
Burime bëjnë me dije se vaksinimi në Fier do të nisë me 80 mjekë dhe infermierë dhe 55 të moshuar në azilin e pleqve.Por, në momentin që Rama ka mbërritur në poliklinikën e Fierit është shënuar një incident, pasi një grua është penguar që të takojë kryeministrin.
Mimoza Tahaj kërkoi që të denonconte shqetësimin e saj te kryeministri, por nuk është lejuar nga ana e ekipit të sigurisë që shoqëronte Ramën.
Tahaj shprehet se fëmijët e saj detyrohen që të jenë viktima të trafikimi dhe se i detyrojnë me armë në kokë që të tërheqin kallëzimet e bëra në Polici.
“Kryeministrit doja ti thosha këtë, që jam prej vitesh anëtare e PS dhe kërcënohem, përdhunohem familjarisht nga kriminelë dhe policia nuk na mbron.
Kam katër vite rresht që kallëzoj këta persona që më përdhunojnë. Më kanë futur djalin në trafik prostitucioni, i vendosin kallashin në kokë.
Më kanë marrë dhe më kanë trafikuar familjarisht, më kanë çuar deri në Angli, më përdhunojnë vazhdimisht. Akuzat detyrohet që t’i tërheqë, pasi djalin po e kërcënojnë tutorët. Tutorët kanë lindur dhe nga një fëmijë me vajzat e mija, që të fshehin faktin se i shfrytëzojnë”, shprehet qytetarja.
FaxNews