Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u zbulua në Sarandë, ku një 13-vjeçare shfrytëzohej s*ksualisht, ndërkohë që në mesin e personave që kishin kryer marrëdhënie me të është dhe një kryeinspektor i policisë.Petraq Rako, oficer i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, dhe bashkëpunëtori i tij Stefan Koloi, tutori i të miturës janë arrestuar në kushtet e flagrancës.

Pavarësisht se banorët e fshatit Xarrë nuk duan të flasin publikisht, njëri prej tyre thotë se në lokalin e fshatit, i cili qëndronte më së shumti i mbyllur, dëgjonin shpesh zëra femrash.

“Nuk pamë gjë jo, vetëm cfarë ishte shkruar, njëri ishte në punë të tij, se cfarë kishte në mendje nuk e dimë. Lokalin e ka mbyllur nu punon më, vinin vetëm këtu pastronin iknin lanin, kishte shumë zëra edhe gra vinin nuk e di cfarë ore vinin”, thotë banori i zonës.

Ata do të përballen me veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie s*ksuale ose homos*ksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

shkodra news

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here