Në kohën e protestave, kur Amerika po digjej nga flakët, një polic shqiptaro-amerikan, Ermir Vila, ka kryer një akt heroik duke i shpëtuar jetën, babë e bir afrikano-amerikanë nga m bytja.

Vila banues në Michigan ka një karrierë të pasur brenda radhëve të policisë amerikane, duke punuar në disa lokalitete të Amerikës. Në kohën që Amerika ishte nën “pushtetin” e protestave pas vrasjes të afroamerikanit, George Floyd, një polic i bardhë shpëton babë e bir afro-afrikanë nga mbytja

Mbytja e një babai dhe djali kërcënoi të kthente në Longboat Key një mëngjes me diell në t ragjedi”, shkruajnë gazetat lokale amerikane për ngjarjen, raporton Shekulli.

Ai dhe gruaja e tij, Gina, pas rihapjes nga karantina vendosën të vizitojnë vendin e quajtur Longboat Key Florida me dy vajzat e tyre.

“Rreth orës 10:30 të mëngjesit të së martës, (9 qershor) një familje në Silver Sands Beach Resort vendosi të shkonte për të notuar. Babai, një burrë (me ngjyrë R.F), u nis në ujërat e e gjirit bashkë me djalin e tij të vogël që ishte rreth dy vjeç. Por, brenda disa minutash, një vorbull e fortë e tërhoqi vogëlushin dhe babain e tij shpejt në det të hapur, duke rrezikuar mbytjen. Babai u përpoq të shpëtonte vogëlushin, por po i mbaronin energjitë dhe po mbytej edhe ai”.

“Për fat të mirë, oficeri i policisë, jashtë shërbimit Ermir Vila nga Shelby Township në Michigan sa e pa skenën u zhyt për t’i shpëtuar. Oficeri (shqiptaro-amerikan R.F) në një situatë tejet të vështirë (duke mos menduar as për ngjyrën e lëkurës të atij që po shpëtonte, R.F) arriti të shpëtojë më parë fëmijën dhe më pas babain e tij. Chris Walmsley nga Jacksonville i erdhi në ndihmë. Walmsley së bashku me Jennifer Howell e ndihmuan oficerin e policisë Vila që ta tërhiqte burrin drejt bregut. Ndërsa më pas në vendngjarje arriti ambulanca e EMS dhe e transportoi atë në Qendrën Mjekësore Blake”.

Oficeri u nderua nga shefi i policisë Dezzi, ndërsa ky i fundit tha që oficeri u përgjigj menjëherë dhe u përball me një rrezik shumë të madh duke notuar kundër vorbullave rraskapitëse.

Dezzi i dha oficerit Vila Medaljen Kryesore të Nderit të Longboat.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here