Po qëndronte jashtë dritares së veturës që ishte në lëvizje, duke mbajtur në duar pushkën automatike AK-47 (kallashnikov). Departamenti i policisë në San Francisco ka postuar fotografinë e një gruaje duke qëndruar jashtë dritares së veturës Cadillac, që lëvizte me shpejtësi të madhe, transmeton Telegrafi.

Gjatë një ushtrimi ilegal dhe tejkalim shpejtësi në një event në Barneveld & McKinnon, pasagjerja doli nga dritarja duke mbajtur në duar një kallashnikov”, thuhet në kumtesën e policisë së trafikut në San Francisco. E vetura, skena e të cilës ngjante me ato të filmave të Perëndimit të Egër, më në fund është gjurmuar dhe tani raportohet se është sekuestruar nga policia.

Ekzibicionet me veturë përbëjnë shkelje të rëndë në Kaliforni – që sipas codit 23109 cilësohet si krim. Megjithatë ata nuk treguan nëse gruaja me pushkë në dorë është arrestuar apo nëse ka shtënë me të – por kanë konfirmuar se janë vënë në kërkim të saj.

Telegrafi

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here