Një gardiane ka humbur punën pasi është filmuar duke puthur një të burgosur brenda qelisë. Ngjarja ka ndodhur në Skoci. Incidenti është filmuar nga vetë i burgosuri i cili i rrëmbeu një puthje polices së burgut përmes një telefoni që e kishte fshehur. Në videon prej më shumë se 1 minute, shihet i burgosuri Addiewell Kevin Hogg i cili endet brenda mureve të qelisë së tij. Ai vendosi telefonin në një pozicion që filmonte nga dera e qelisë.

Pas pak aty shfaqet edhe policja e burgjeve Rachel Wilson, e cila bisedon me të burgosurin. Të dy dëgjohen duke biseduar përpara se t’i japin një puthje njëri-tjetrit që zgjat disa sekonda.

Kjo ishte ajo që doja dëgjohet të ketë thënë i burgosuri pas puthjes.

Video është filmuar javët e fundit dhe është shpërndarë në shumë burgje të vendit. Pas incidentit, policja e burgjeve u shkarkua nga detyra. Fillimisht autoritetet besuan se i burgosuri kishte filmuar puthjen me gardianen për ta shantazhuar atë më pas. Por të burgosurit e tjerë thanë se Hogg e kishte bërë filmimin për t’u mburrur tek të dënuarit e tjerë. Nuk dihet nëse gardiania dhe i burgosuri janë në një lidhje.

tvklan.al

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here