“Një dhomë, dy dritare, një divan dhe një tavolinë. Sigurisht edhe monitori i kompjuterit i ndezur gjatë gjithë kohës. I vetmi kontakt i imi me botën e jashtme. Jam Marco Brocca, 25 anni dhe jetoj në shtëpi ”.

Kjo është historia e Marco-s që në fakt jeton në Treviso të Italisë, por pak rëndësi ka vendndodhja nëse ai nuk del nga shtëpia, veçse për të blerë për të ngrënë kur nëna e tij është në pun.

Jeton me motrën dhe me nënën e tij infermiere që i bëjnë gati shumicat e gjërave. Ai vuan nga dermatiti kronik, por kjo nuk është e gjitha. Kjo sëmundje e ka bërë të vuajë nga diçka më shumë, nga bullizmi. Ndaj është shndërruar në “hikikomori”, (termine japonez që nënkupton të rinjtë e distancuar nga shoqëria).

“Kam vuajtur gjithë jetën nga dermatiti kronik që më është shkaktuar nga stresi i divorcit të prindërve. Babai mendon se ma kanë shkaktuar vaksinat që kam bërë që bebe. Por jo, e vërteta është që e kam edhe të trashëguar nga fisi i tij. Njëherë në shkollë të mesme u shtrova 10 ditë në spital dhe pasi dola, vendosa të mos rikthehesha më në shkollë.

U ula në shtratin tim dhe në fillim nuk lejoja askënd të më hynte në dhomë. Njëherë mami me fiku internetin dhe mora librat jashtëshkollor për të lexuar.

Që prej klasës së gjashtë nuk e shikoja dot më veten në pasqyrë. Lëkura më skuqej dhe qëndronte e acaruar në shumicën e kohës. Më shkaktonte një kruarje të tmerrshme. Pastaj, pasi i kruaja kisha gjakderdhje. Shokët më shikonin me neveri. Ai më thërrisnin “lebros” ose “zombie”. Lebroz nga shenjat, kurse zombie nga rrathët e zinj poshtë syve. Kisha kruarje dhe qëndroja zgjuar gjatë gjithë natës ndaj në mengjës i kisha sytë të zinj.

As mësuesit nuk më ndihmonin.

Detyrat nuk i çoja kurrë deri në fund për shkak të nervozizmit që më jepnin kruarjet e lëkurës. Mami dhe mësuesja më quanin dembel. Rashë dakord me to dhe hoqa dorë”, rrëfen për Huffington Post Marco.

Në jetën e tij të vetmuar ka vetëm një aleat, kompjuterin. Tregon se qëndron prej 7 vitesh me të nga 10 në 23 orë në ditë. Lëviz sa për të ngrënë.

Gjithsesi kompjuterin nuk e përdor vetëm për rrjetet sociale. Ai ushtron të rinjtë entuziastë për tʻu bërë kampion të “Overëatch” ose “Valorant”.

Luan videolojëra dhe ofron kurse 10 euro / ora për ata që duan sekretet e lojërave të ndryshme për të fituar.

Marco tregon se ndonjëherë fiton deri në 400 euro në muaj, ndonjëherë nuk fiton asgjë.

Ai rrëfen se së fundmi është bashkuar me organizatën Hikikomori me degën që ka në Itali. Është i ndërgjegjshëm që vuan nga kjo sindromë dhe e di që s`është i vetmi.

Marco tregon se ka probleme me mbipeshën nga qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dhe se edhe nëse një mik do ta përqafonte, do ndihej në siklet. Ai tregon se po përpiqet të dalë nga kjo vorbull, por sapo ka nisur ndryshimin.

Burimi Huffington Post

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here