COVID-19 ka shënuar një tjetër viktimë tek arsimtarët. Mësohet se një mësuese nga Rrësheni, e cila prej vitesh ka punuar në këtë qytet ka ndërruar jetë si pasojë e virusit. Manjola Pepkolaj (Nikolli), prej ditësh ka qenë e prekur me COVID-19, ku dhe nuk ka arritur t’i shpëtojë simptomave të rënda. Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë xhaxhai i saj në rrjetet sociale. Mandola ka lënë pas edhe një vajzë

Postimi  plotë:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e nga jeta sonte të mësuse Manjola Preng Pepkolaj (Nikolli) në moshën 41 vjeç, e cila nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e shekullit, duke na lënë në pikëllim babain dhe nënën e saj Prengen dhe Mriken, vëllain Andin dhe motrën Majlinda, vajzën e saj Livja dhe bashkëshortin Nikolin, kushërinjtë, të gjithë njerëzit e afërt, kolegët, nxënësit e saj që aq shumë e deshën. Lamtumirë shpirti i xhaxhit që me këpute shpirtin. Shpirti yt u prehtë në paqe!

shekulli online

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here