Besnik Kolgjini është personazhi i cilësuar atipik, pastori i vetëshpallur që pretendon se shëron çdo sëmundje me ndihmën e Biblës. Ai beson se ka zgjidhjet për Covid-19 nëpërmjet mënyrave të tij të çuditshme. Besniku mendon se aftësitë e tij nuk po shfrytëzohen si duhet.  Ai ishte sot i ftuar në studion e emisionit Shqipëria Live, ku tregoi se është plotësisht i bindur për dhuntitë e tij.

Kam bërë shkollën biblike, në vitin 1995. Bëra shkollën në Elbasan, nga kisha protestante. 8 muaj kam studiuar e më pas te shkolla e dytë e biblës u bëra nën drejtor, tregoi ai.

Besniku tregoi se si ka ndihmuar një vajzë shumë të dobët nga Cërriku, e cila kishte shkuar te kisha e tij për t’u shëruar.

Kanë ndodhur gjëra të mrekullueshme. Ishte një gocë shumë e dobët nga Cërriku. Erdhi në Elbasan dhe studentët nisën duke u lutur. I lumtë asaj gocës që kishte ardhur me besimin se do shërohej. Ajo ishte me paterica, se i kishin thënë mjekët që të mos e hiqte. Unë e shoqërova për në shtëpi. I thashë je shëruar apo jo, u shërova më tha. I dolën shumë herë lot. Ajo kishte ardhur për shërim, tregon ai.

Ai është i bindur se Perëndia e ka zgjedhur si profet. Kam 3 persona në Elbasan që i kam ringjallur. Unë i ngjaj Jezusit. Jam bashkuar me Jezusin, jam një me të, tregon ai.

Njëherë u rrëzua një vajzë, asaj i ikën sytë, po ikte. Isha besimtar i ri, nuk e dija çfarë të bëja. I thashë Zotit: Nuk e prek se mos vdes, por nuk dua që të vdesë. Drejtova dorën nga ajo, e më pas u shërua. U luta të shkonte në Itali, e tani ajo është atje. Punon dhe ka krijuar familje, rrëfen Besniku

Shqip

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here