Kodi i Punës ndalon ngacmimet sek suale në vendin e punës. Shqetësimi sek sual është çdo formë e padëshiruar sjelljeje, e shprehur me fjalë ose veprime fizike e simbolike, me natyrë se ksuale, e cila ka për qëllim ose sjell si pasojë cenimin e dinjitetit personal, mirëpo kjo video e shoqëruar me një denoncim tregon se ky ligj nuk respektohet, teksa shkelet masivisht.

Ka qenë gazetari Telnis Skuqi, i cili ka denoncuar rastin, ndërsa e shoqëron me një video ku shihet qartë ngacmimi sek sual që bën pronari me vajzën punëkërkuese. Sipas gazetarit, një vajzë i ka shkruar dhe i ka përcjellë shqetësimin. Sipas Skuqit, vajza cila akuzon për ngacmim se ksual pronarin e një televizioni ku ajo punonte. Më konkretisht bëhet fjalë për pronarin e vetëm të televizionit lokal në Gjirokastrës “Alpo TV”, Aristotel Petro.

Video Player

00:00
00:25

Në një postim në FB, Skuqi shkruan:

Një nga shumë ish-reporteret e televizonit Alpo, më tregoi dramën e saj personale, disa muaj më parë.

Ai nuk e meriton të jetë pjesë e komunitetin tonë – më shkruajti ish-reporterja, S.G, sot një studente e vitit të dytë në master në Tiranë. Si fillim, ajo më kërkoi t’i ruaj identitetin e saj. E kam pasur ëndërr të isha gazetare, prandaj vendosa të punoja qysh gjimnaziste në Alpo TV – nis rrëfimin ajo. Prindërit e saj e kishin mbështetur madje ata kishin bashkëbiseduan me administratorin i televizionit Aristotel Petro.

Pavarësisht dramës personale, studentja e vitit të dytë në master nuk e ka humbur refleksin e reporteresh.

Ajo e di që prova është arma më e fortë për të faktuar të vërtetën e saj.

Personalisht disponoj të paktën pesë video me sekuenca të shkurta, por jam e gatshme të të ofroj një prej tyre. Unë nuk dua hakmarrje, por dëshiroj të shpëtoj vajza të tjera nga ky përbindësh – përfundoi rrëfimin ajo.

Shënim: Iniciali S.G. është një trillim gazetaresk dhe i rastësishëm, me qëllim për të ruajtur identitetin e plotë të vajzës së lënduar, si dhe për të respektuar Kodin e Etikës së Gazetarisë.

RDA NEWS

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here