A po luftoni vazhdimisht me partnerin tuaj? A jeni mbushur plot deshpërim nga ai/ajo?Jeni lodhur duke qenë të abuzuar? A po e mendoni divorcin?

ecila lidhje I ka vështirësitë e veta. Vetëm ju mund ta konstatoni saktë nëse vërtetë jeni në fund të marteses tuaj, eventualisht dikush që ka kaluar nëper situatën tënde.

Por, studimet e reja e dëshmojnë se zgjedhje e drejtë është divorci krahas një martese pa asnjë shpresë dhe me shumë konflikte.

Nëse do t’ju duhet ta pyesnit vetën “a është divorci I mirë ose I keq? Cila do të ishte përgjigja juaj?

Kjo është një pyetje interesante dhe secili ka një përgjigje ndryshe për këtë. Nëse jeni tip religjioz, atëherë ju mund ta konsideroni divorcin si dicka të gabuar dhe më me dëshirë do të qëndronit në një lidhje plot dhimbje.

Nëse, jeni pjesë e në familje që ka kaluar në të kaluarën nëpër një divorc, atëherë ju do të mendoni përseri që do të duhej të provonit të jeni bashkë.

Por, ju mund ta keni një pikëpamje krejtësisht tjetër. Ju mund ta konsideroni divorcing shpëtim nga një lidhje abusive. Kështuqë, përgjigja në lidhje më atë nëse divorci është i mirë ose i keq, dallon prej një personi të një tjetër.

Shumë statistika tregojnë që njerëzit gjejnë lumturinë pas divorcit, por të tjera anketa tregojnë që ka prej atyre që ndihen shumë të palumtur pas këtij vendimi. Studimet po ashtu tregojnë se personat që kanë vuajtur nga dhuna, mënjehëherë pas ndarjes, ndihen më mirë.

Shumë herë në vecanti qiftet me fëmijë pas vendimit për divorc e kanë kuptuar që kanë bërë një gabim të madh, dhe janë pajtuar edhe për një shancë me qëllim të harmonizojnë qëndrimet dhe të tejkalojnë konfliktet.

Por, e vërteta është se divorci është zgjedhja e duhur, krahas një martesë të keqe.

Cfarë mund të beni nëse jeni në një martesë të palumtur?

Ka disa gjëra që mund ta bëni. Së pari, vendosni, nëse vërtetë ka ardhë fundi I martesës tuaj,apo ndoshta gjërat nuk janë aq keq?

Nëse konsideroni se I keni shterrur të gjitha mundësitë, atëherë më së miri jepni fund kësaj martese sa më shpejtë.

Mos mendoni me nguti, jepni vetës kohë për këtë vendim.

Ky vërtetë është një vendim I rëndësishëm për jetën tuaj. Në anën tjetër nëse mendoni se ka pak shpresë, që gjërat mund të përmirësohen atëherë mblidhni forcat dhe bëni cdo gjë për ta shpëtuar martesën tuaj.

Disa këshilla;

Provoni të kujtoni si keni rënë në dashuri me partnertin tuaj?Cilat janë shprehitë e tij të mira, zakonet e tij? A ju ka bërë të qeshni ndonjëherë? Provoni të kujtoni, cfarë ju ka bërë ta doni atë në fillim dhe kujtoni gjërat e mira të tij.
Shumë qifte provojnë të organizojnë më shpesh gjatë krizave takime jashtë shtëpisë, me qëllim që t’ia kujtojnë njëri tjetrin, sa mirë kanë kaluar në fillim të lidhjes dhe martesës. Dhe, në shumë raste kjo gjë ka funksionuar si rilidhje.
Kur keni diskutime të ashpra me partnerin, bisedoni edhe me dikë tjetër. Duke biseduar me dikë, dhe duke I treguar se si po ndiheni, mund t’ju ndihmoj të qartësoni mendjen.
Nëse shkaktari I konflikteve tuaja janë problemet financiare, më mirë është të fokusoheni në atë se cfarë mund të bëni për të rritur buxhetin familjar, se sa të përlaheni për këtë gjë.

Mbi të gjitha, mos harron,një martëse e lumtur mund të jetë tepër e mirë për ju dhe t’ju mbaj plotësisht në lumturi, por një martëse me problem do t;ju shkatërroj në cdo aspekt.

Duke vendosur për të ndryshuar situaten ose për ti dhënë fund martesës, ju i bëni një të mirë të madhe vetës dhe partnerit tuaj.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here