Blogerja Armina Mevlani ka qenë dje e ftuar te Rudina ku ka deklaruar se do të martohet vitin e ardhshëm me Shkëlzen Berishën.

Ajo ka treguar se ka thuajse gjithçka gati, sepse për fustanin e nusërisë do të bashkëpunojë me dizanjer të huaj, që do stilojnë diçka posaçërisht për të.

“Nuk kisha lënë diçka konkrete, thjesht më pëlqente 2020-ta në vjeshtë si datë për martesën. Kur filloi në shkurt pandemia isha në diskutime nëse do ta bënim apo jo dasmën këtë verë. Dhe në momentin kur filloi kjo situatë i lashë gjërat përgjysmë, sepse mendova kur kam pritur në bashkjetesë gjithë këto vite, çfarë do ndryshojnë mes meje dhe Shkëlzenit disa muaj më shumë apo 1 vit. Mendova që më mirë të bëhet në një moment kur të gjithë të ndihen të sigurt. Ndoshta dhe vitin tjetër nuk do zhvillohen gjërat, por nuk do doja ta shtyja më shumë. Ndoshta do bëja diçka më intime. Edhe nëse nuk bëhet me shumë njerëz, vitin tjetër patjetër do bëjmë diçka më të vogël, sepse kam dëshirë të krijoj familje dhe t’i kem gjërat e shtruara”, tha Armina.

Ajo shtoi se ka dashur gjithmonë të ndjekë një rend në jetën e saj, të bëj në fillim fejesën, martesën e më pas një fëmijë.

RDA NEWS

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here