Një fushatë me lajme FAKE ka filluar në Rusi për të diskretituar vaksinën e koronavirusit të zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të  Oxfordit. Sipas lajmeve fake që po qarkullojnë, vaksina e Oxfordit do ti kthejë njerëzit në majmunë sepse për këtë vaksinë sipas rusëve po përdoret një virus nga shimpazetë.

Foto dhe video që qarkullojnë tregojnë se çdo vaksinë e bërë në Angli do të ishte e rrezikshme për njerëzimin, dhe ky lajm po qarkullon kudo në mediat sociale ruse.

Lajmi Fake që po xhiron rrjetin nga Rusia: Pse vaksina e Oxfordit i kthen

Ndër fotot e përhapura shihet dhe kryeministri Boris Johnson i shndërruar në majmun.

Lajmi Fake që po xhiron rrjetin nga Rusia: Pse vaksina e Oxfordit i kthen

Vaksina e Oksfordit aktualisht është në fazën e tretë të testimit, dhe thuhet se po përdoret një virus nga shimpazetë për të parë reagimin ndaj koronavirusit për imunitetin, por ndërkohë Rusia pretendon se ka krijuar vaksinën më të efektshmne në botë. Por shkencëtarët kanë shqetësime dhe jo pak kritika për shkak të mungesës së transparencës dhe nëse kjo vaksinë ruse ka kaluar tri fazat e testimit. /Daily Mail/

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here