Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 27 vjeçarin Petrit Avdiillari, i cili dy ditë më parë qëlloi 3 herë me thikë kunatin e tij Denis Ziu dhe më pas rrahu gruan e tij.
Sipas informacionit të policisë, ngjarja ndodhi në në Laprakë, ku 27-vjeçari goditi me thikë kunatin e tij për motive të dobëta.
Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin e ngjarjes së datës 18.02.2021 dhe kapjen e autorit, nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi P. A., 27 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia.
Sakaq, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shekulli