Rritja e rasteve të infektimeve dhe klandestinët që po përdorin Shqipërinë si trampolinë për tu futur në vendet e Bashkimit Evropian, pritet t’u kushtojë shqiptarëve izolimin nga BE.

Radio Europa e Lirë, duke iu referuar burimeve të sigurta nga Brukseli, shkruan se këtë të mërkurë Ministrat e Jashtëm pritet të marrin vendim për të bllokuar lëvizjen e lirë me Shqipërinë dhe Serbinë.
Nëse Ministrat e Jashtëm të BE vendosin pro kësaj mase, atëherë qytetarët e këtyre dy vendeve nuk do të jenë më në gjendje të udhëtojnë pa kufizime në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. BE-ja e përditëson çdo dy javë listën e vendeve të sigurta dhe atyre jo të sigurta. Vendimet e saj i bazon në të dhënat për numrin e të infektuarve me koronavirus për banorë, por edhe me rrezikun që shfaqet nga këto vende për përhapjen e koronavirusit.

Problemi me Shqipërinë qëndron në faktin, se vendi ynë ka hequr vizat me Indinë dhe u jep një tamponë shtetasve indianë, ndërkohë që asnjë prej vendeve të BE-së nuk i njeh. Në këtë mënyrë, indianët që kanë hyrë masivisht në Shqipëri e përdorin vendin tonë si trampolinë, duke ardhur pa vizë e me tampon të pacertifikuar dhe pasi rregullojnë dokumentacionin duke u pajisur me tampon shqiptar udhëtojnë sërish drejt vendeve të BE-së, SHBA apo dhe drejt Kanadasë. Por jo vetëm shtetasit indianë, së fundmi është pranuar edhe zyrtarisht që klandestinë nga shtete të ndryshme të Lindjes së Mesme po e përdorim vendin tonë për të udhëtuar drejt BE-së.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, këta klandestinë janë favorizuar nga një vendim i qeverisë, që i ka hapur rrugë pajisjes së tyre me vizë për efekt qëndrimi në Shqipëri, kryesisht shtetasve nga Bangladeshi. Por, pasi shfrytëzojnë këtë lehtësim të qeverisë shqiptare, këta emigrantë nga Lindja, nuk qëndrojnë në Shqipëri, por tentojnë sërish që të ikin në mënyrë klandestine drejt Europës. Por këto vendime të dyshimta të qeverisë dhe mosmarrja e masave të duhura në kufi për klandestinët pritet t’u kushtojnë rëndë shqiptarëve, të cilët nuk do të mund të lëvizin më lirshëm drejt vendeve të BE-së, të paktën deri në një vendim të dytë për lehtësimin e masave nga Unioni. Më 30 gusht, BE-ja zyrtarisht hoqi Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut nga lista e “vendeve të sigurta”, për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë e COVID-19 në këto vende.

Pavarësisht vendimit, Këshilli i BE-së tha se shtetet anëtare mund të vendosin rregulla të veçanta se si do t’i trajtojnë njerëzit e vaksinuar nga këto vende. Një shtet mund të përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së nëse regjistron 75 raste pozitive të koronavirusit për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit. Çdo shifër më e lartë, i vendos ato në kategorinë e vendeve jo të sigurta. Kufizimet e udhëtimit për shtetasit e të ashtuquajturve vende të treta u shpallën nga BE-ja në pranverën e vitit 2020.
Netflixalbania
by shekulli online

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here