Ndeshja Hungari-Angli u luajt në një ambient shumë të nxehtë në “Puskas Arena” dhe gjërat nuk shkuan aspak mirë pasi sjellja e tifozëve vendas ishte katastrofike. Ndeshja e Grupit I, ku është edhe Shqipëria pati probleme nga ultrasit të cilët për një kohë të gjatë kënduan kore raciste ndaj Sterling dhe Bellingham ndërsa u hodhën edhe objekte në fushë. Gjithçka është kapur nga kamerat dhe tani FIFA po heton por reagimet kanë qenë shumë të ashpra.

Situata ishte aq e papranueshme sa që edhe kryeministri anglez, Boris Johnson ka reaguar ashpër duke kërkuar reagimin e fortë nga qeveria e futbollit botëror.

“Është krejtësisht e papranueshme që lojtarët e Anglisë të pësojnë abuzime raciste në ndeshjen e mbrëmshme në Hungari. Unë i bëj thirrje FIFA-s të marrë masa kundër atyre që janë përgjegjës në mënyrë që kjo sjellje e turpshme të fshihet përgjithmonë nga loja”.

Netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here