Do ketë shtrëngim të masave, patjetër, por thelbi është që duhen zbatuar masa, nëse bizneset respektojnë protokollin, nëse do mbahen maskat, nëse ndalet ahengu, gjërat janë në rregull, nëse nuk bëhen, por nuk zbatohen është e njësoj”, tha Rama.

Do ketë shtrëngim të masave, patjetër, por thelbi është që duhen zbatuar masa, nëse bizneset respektojnë protokollin, nëse do mbahen maskat, nëse ndalet ahengu, gjërat janë në rregull, nëse nuk bëhen, por nuk zbatohen është e njësoj”, tha Rama.

Gjatë një konference me gazetarët në kryeministri, kreu i qeverisë bëri me dije se Komitet Teknik ditën e nesërme do të prezantojë masat e reja kufizuese.

Në fjalën e tij Rama bëri me dije se do të ketë një shtrëngim të masave.

“Çështja e numrit të infektive është thënë nga e gjithë bota. Masat nuk do ta shmangin dot infektimi, masat shërbejnë vetëm për të ulur ritmin e infektimit dhe për të garantuar që sistemi i përgjigjet nevojës së njerëzve për të  marrë shërbim dhe infektimi do të mbarojë kur të mbarojë vaksinimi. Të gjitha të tjerat janë dinamika në bazë të shteteve të ndryshme, bazuar tek vendimet që marrin.

Masat i sugjerojnë ekspertët dhe ne veprojmë pasi i kemi dëgjuar. Mund të them se nuk mund të jetë ilaçi më i dëmshëm se sa vetë sëmundja. Këtu ka një kompleks çështjesh që duhen mbajtur parasysh, jeta e njerëzve, psikologjia, ekonomia,… dhe duhet të jemi shumë të ekuilibër.

Ne nuk jemi të shqetësuar për numrat, por se mos mungesa e zbatimit të masat shkon përtej parashikimit. Nëse ne nuk do të kishim marrë masat që u morën për festat e fundvitit nuk do të kishim të njëjtën situatë. Jeta vazhdon dhe ne nuk mund ta ndalojmë, nuk mund të rrimë mbyllur brenda dhe të presim të ikë virusi. Por çështja është se sa njerëzit do të jenë respektues të masave dhe do të ketë një shtrëngim të masave. Komiteti do të ketë një mbledhje nesër, por thelbi është që të zbatohen masat që janë. Nëse nuk respektohen masat ne mund të shtojmë të tjera, por nëse nuk zbatohen, atëherë është po njësoj”, tha Rama.

shqiptarja

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here