Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat kundër Covid për të shmangur me çdo kusht një karantinë të dytë që sipas tij do të vinte në vështirësi familjet shqiptare por edhe vetë shtetin.

Rama: Ajo çka duhet me çdo kusht të përpiqemi së bashku dhe të parandalojmë është një karantinë e përgjithshme. një karantinë e përgjithshme e dytë do të ishte tejet e vështirë për vendin për ekonominë e shumë familjeve dhe patjetër për shtetin. Nuk dua të bëj historikun e asaj që ka ndodhur por dua të kujtoj që në fazën e parë ne ja dolëm me sukses të përballim goditjen e furisë të parë të armikut të padukshëm dhe ndërkohë të sistemojmë sipas të gjithë skenarëve të përshkallëzimit të epidemisë të gjithë sistemin tonë mbrojtës në vijën e parë, në spitale. Nëse në krye të herës ishte reparti i Infektivit që ishte aty si stacioni i mbrojtjes ne sot kemi plot 4 spitale të specializuar Covid në Tiranë, pra spitalet që janë në funksion 24/24 ku mjekët dhe infermierët po bëjnë një punë heroike. Kemi një urgjencë kombëtare që është në lartësinë e detyrës dhe e trajnuar specifikisht dhe imtësisht për epideminë siç e dëshmojnë 100 mijë misione të kryera në terren sipas statistikave dhe 501 mijë thirrje të trjatuara. Investimet e bëra për administrimin e e kësaj situate kanë rritur kapacitet në pajisje si dhe në të gjithë sistemin e logjistikës së spitaleve e po ashtu janë sot të dyfishuara ekipet e shërbimit në terren. Kemi 36 autoambulanca të specializuara që janë në proces mbërritje. 150 personel mjekësor më shumë pa llogaritur të gjithë rrjetin e bluzave të bardha që janë në dispozicion. janë siguruar terapitë dhe ilaçet në një masë të konsiderueshme duke marrë në konsideratë më të keqen. Do rriten testimet, gjurmimi dhe izolimi i rasteve. Kemi mbështetur 1900 mjekë dhe infermierë dhe 268 epidemiologë me bonusin 1000 euro plus rrogës si dhe 754 me bonus 500 euro. siç jeni informuar kemi angazhuar një fond të konsiderueshëm për të bërë vaksinimin e gripit sezonal falas, proces që ka nisur. jemi ndër vendet e para që kemi angazhuar financën për të siguruar vaksinën. Për fat të mirë kemi vepruar shpejt dhe jemi ndër vendet në radhë të parë për të marr vaksinën kur të dalë. Situata epidemiologjike botërisht, mësova se sot paradite në Austri është paralajmëruar një valë tjetër masash shtrënguese, ndërkohë që Autria vetëm pak kohë më prë ngjante e çliruar nga covid. ja ku jemi përsëri sot sepse ky armik i padukshëm mbetet i paparashikueshëm dhe jemi të detyruar ta ndjemi hap pas hapi.

Situata në vend është larg të qenit një situatë që ne mund ta ndjekim pa u shqetësuar edhe pse nuk është sot në kushtet kur kemi një shqetësim disproporcionale me parashikueshmërinë që deri më sot ka qenë e përputhur me realitetin. Keni parasysh që me ftohjen e sezonit, uljen e temperaturave, spostimin e masave të mëdha të njerëzve nga jashtë brenda dhe me rritjen e kohës dhe numrit të njerëzve që qëndrojnë në mjedise të mbyllura rrezikshmëria e infektimit rritet dhe në duhet të jemi të vetdijshëm që duhet të hedhim një hap dhe t’i qëndrojmë strikt rregullit të ri që do të vendosim nëse nuk duam të rimbyllemi. çdokush duhet të mendojnë për ekonominë e familjes së tyre, nëse nuk arrijnë të mendojnë pë r shëndetin. Më mirë sot të hedhim një hap tjetër dhe të jemi të gjithë bashkë solidar, të vëmendshëm sesa nesër të gjendemi brenda mureve dhe të shikojmë rihapjen e kanalit prej nga do të rrjedhin në drejtim të paditur të ardhurat e familjes por edhe të ardhurat kombëtare. mos harroni që jemi në kushtet kur kemi angazhuar gjithçka, për të përballuar pasojat e tërmetit. Mjafton ti hidhni një sy shumës së dedikuar nga buxheti i shtetit. kemi angazhuar gjithçka kemi pasur mundësi për të përballuar pasojat e mbylljes së përgjithshme dhe mundësit nuk janë të pakufishme dhe nuk mund dot të shkojmë një mbyllje të përgjithshme si cjapi te kasapi. Keni parasysh që para 2 ditësh është shënuar dita me numrin më të lartë të infektimeve në botë, si një asnjë ditë tjetër. Ne kemi punuar në mënyrë intensive, nuk kam dashur të stresoj qytetarët duke e përfshirë në komunikimin e përditshme mbrojtjen anti Covid. Puna është bërë fantastike nga pamja e volumit, nga masat e marra duke u munduar të krijojmë një balancë mes informacionit dhe lehtësimit psikologjik të njerëzve, edhe falja e gjobave që bëmë dhe intensiteti i ulët i kontrolleve në mjediset e mbyllura duhet lexuar si një përpjekje për të kuptuar stresin e njerëzve, të shërbimeve, të kompanive dhe natyrisht në dëshirën e mirë që vetëdija e çdo qytetari dhe çdo pronari të cilësdo hapësira private dhe publike të brendshme të bëj punën e vet pa pasur nevojë për masa represive. Fatkeqësisht një pjesë nuk e kanë kuptuar kështu dhe ja kane hedhur vetes dhe familjes por edhe shoqërisë duke mos bërë gjërat më elementare, vendosjen e maskës dhe ruajtjen e distancave.

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here