Me mburrje dhe kënaqësi themi se postimet që janë bërë në facebook në grupin e mbyllur “Veterineret”, kanë shërbyer jo vetëm për të mësuar nga njëri-tjetri, por dhe kanë rënë këmbanave të para për sëmundjet serioze që ishin jo me pak pasoja për ekonominë bujqësore.

Dëshirojmë të përmendim rastet e Gjuhës blu kur kolegët nuk reshtën së postuari foto dhe pasqyra klinike të kafshëve të sëmura, duke ndarë me në rastet specifike me tabllo klinike dhe vendodhjen e rastit te dyshuar (dhe të konfirmuar në shumë raste).

Publikimet e kolegëve rreth rasteve të dyshuara, tërhoqën vëmëndjen e strukturave përkatëse në Shqipëri dhe Kosovë (pak me vonesë por më mirë vonë se kurrë); Faleminderit!

Po ashtu nuk do lemë pa përmendur dhe rastet e sëmundjes LSD në gjedh!

Sëmundje e cila shkaktoi dëme të mëdha fermerëve dhe taksapaguesve në Shqipëri dhe Kosovë.

Sërisht është meritë e juaja që tërhoqët vëmëndjen e strukturave megjithëse këmbanat tuaja ranë në vesh të shurdhër për shumë kohë. Faleminderit!

Pak më poshtë po publikojmë rastet klinike të kolegëve Mjek Veterinerë, të cilat në vite kanë ndarë foto dhe konsulta me kolegët e tyre brenda grupit të mbyllur “Veterineret”

Për të gjithë kolegët që me guxim kanë postuar rastet e dyshuara me plot gojë ju themi :

FALEMINDERIT!

Sigurisht do të ishte Profesor Kristaq Berxholi, i cili tërhoqi fillimisht vëmëndjen e kolegëve rreth sëmundjes që po shfaqej.

Profesor Kristaqi gjithmonë ka qënë ndihmë dhe mbështetës i Mjekëve Veterinerë, jo vetë kur kanë qënë studenta nw bankat e fakultetit por dhe në vazhdimësi është gjendur përherë në ndihmën tonë.

Faleminderit Profesor Kristaq Bërxholi!

Që në Gusht 2014, profesori tërhoqi vëmendjen për kujdesin që duhet të tregojnë kolegët e terrenit.

Mjekësia Veterinare Shqiptare, "Veterineret" -Gjuha blu- Mjekësia Veterinare Shqiptare, "Veterineret" -Gjuha blu- Mjekësia Veterinare Shqiptare, "Veterineret" -Gjuha blu-

"Veterineret" -Gjuha blu

NGA KOLEGU LAZIM ZURAPI, MAQEDONI E VERIUT

Kolegu i nderuar Abdyl Arifaj, ka jo vetëm përgatitjet e duhura, por din si ti ndajë njohuritë që ka dhe me kolegë më të rinj dhe jo vetëm!
Faleminderit Dr!

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here