Një zyrtar policor në Phoenix të SHBA-ve, ka qëlluar për vdekje një burrë që ishte futur brenda një shtëpie – duke injoruar thirrjet që ta hedhë në tokë revolen – madje nxiste policët që ta qëllojnë.

Policët i ishin përgjigjur telefonatës së në shtëpinë e një gruaje ishte futur një burrë i armatosur – që më vonë u identifikua si 29-vjeçari Anthony Greco, ka njoftuar policia në Phoenix, transmeton Telegrafi.

Gruaja që asokohe ishte vetëm në shtëpi, vetëm sa kishte dalë nga dushi kur e vërejti”, tha rreshteri Ann Justus.

“Dil nga shtëpia ime. Është në shtëpinë time, ejani shpejt ju lutem. Oh zot, ju lutem të nguteni”, kishte thënë në telefon gruaja e shqetësuar.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia e kishte urdhëruar ta hedhë në tokë revolen – por ai kishte refuzuar, madje u kishte bërë thirrje që ta qëllojnë.

Duke parë se nuk i bindej urdhrave, njëri prej policëve e shkrep një plumb që e qëllon të dyshuarin i cili ishte shpallur i vdekur disa sekonda më vonë.

E ekipet e hetuesve që dolën disa minuta më vonë në vendin e ngjarjes, kishin gjetur revolen e të dyshuarit që refuzonte ta hidhte në tokë.

Telegrafi

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here