Një rrahje mes pasagjerëve ka ndodhur brenda aeroplanit të aviokompanisë Allegiant Air që po bëhej gati të nisej nga Arizona, kur një burrë refuzoi të barte maskën mbrojtëse.

Rylie Lansford po qëndronte ulur brenda aeroplanit në Mesa të Arizonës që planifikonte të udhëtonte drejt Utah, kur shpërtheu dhuna në fluturake, transmeton Telegrafi.

Lansford ka arritur ta filmojë një pjesë të rrahjes dhe ta publikojë në llogarinë e tij në Instagram, ku deri më tani është shikuar nga më shumë se 20 mijë persona.

Në video shihet sesi rriheshin disa persona ku një burrë me maskë godiste vazhdimisht në kokë një të moshuar, i cili sipas autorit të videos kishte të vendosur “një lloj mburoje”, por që në video nuk shihet.

Edhe pse anëtarët e sigurisë të aviokompanisë mundohen ta vënë nën kontroll situatën, grushtat shkëmbeheshin mes palëve.

“Është çmenduri sesi gjithçka filloi për shkak të një maske”, ka deklaruar Lansford për televizionin lokal KSL.

E në një video tjetër, Lansford ka shpjeguar se rrahja ndodhi për shkak se pasagjeri i moshuar kishte mburojë dhe refuzonte të barte maskë siç e parasheh edhe protokolli. /Telegrafi/

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here